Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka reaguar në lidhjen me kapjen e rreth 2.3 tonëve kanabis në San Benedetto në Tronto të Italisë, që sipas mediave italiane është ngarkuar në Shqipëri. Por policia e shtetit tha sot në një njoftim zyrtar se nuk ka elemente që lidhin këtë rast trafikimi me Shqipërinë, pavarësisht arrestimit të një 24-vjeçari shqiptar që ishte pritësi i mallit atje.

Përmes një statusi në “Facebook”, deputeti i LSI-së thotë se ngarkesa iu kap bosit të drogës, kryeministrit Edi Rama, i cili nga ana tjetër bërtet për task-forcën që do të luftojë trafikun e drogës. Por sipas Braimllarit, kjo task-forcë nuk ekziston.

Statusi i Endrit Braimllarit:

Bosit të drogës, Edi Ramës, iu kapën 2.3 tonë kanabis!

Bërtet për task-forcën që do të luftojë trafikun e drogës, por kjo task-forcë nuk ekziston. Në të vërtetë funksionon vetëm si bordero pagash për kultivuesit dhe trafikantët.

Bosi i drogës vazhdon me show-n e tij mediatik ndërkohë që Shqipëria fundoset gjithmonë e më shumë në pasiguri dhe bën lajmin kryesor në mediat Europiane.