Përmes një postimi në Facebook, deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi i ka bërë thirrje ish-kolegëve të policisë së shtetit që të mos i binden urdhrave të kryeministrit Rama.
Si një ish-drejtues i policisë, Maliqi kërkon nga forcat e rendit që të të refuzojnë urdhrat, pasi po përdorën kundra popullit që kërkon liri, demokraci dhe zgjedhje të lira.
POSTIMI I PLOTË
Thirrje drejtuar ish kolegëve të mi të Policisë së Shtetit ,si prinder si qytetar mos u bindni Kaloresit deshtak te Rilindjes pasi po ju perdor kundra popullit qe kerkon liri,demokraci,zgjedhje te lira gjithëperfshirëse dhe te ndershme.
Detyra e policise eshte rendi ,siguria dhe goditja ndaj krimit e bandave ,jo perplasja me popullin.Ju jeni ne sherbim te popullit,disnancohuni sa me shpejt.Kaloresin deshtak po e marrin më qaf keshilltaret e tij mjeranë te paafte e servila dhe bandat qe e kane narr peng.
Kaloresi po perdor ish këshilltaret e tij besnik e te paafte, eprorin tuaj Lleshaj i cili ngaterron ushtrin dhe policinë,ushtria eshte per lufte e mbrojtje,policia i sherben popullit dhe lufton vetem krimin, bandat,kriminelet dhe jo popullin qe do liri demokraci,zgjedhje te lira dhe te ardhme Europiane.
Kalorësi i futi policet ne veting i futi në strese po i perdor politikisht kundra popullit per te ruajtur pushtetin e vet te kapur nga mafie e bandat te cilat se lënë të dorëhiqet.Fati i tij dihet po shkon drejt humneres dhe po con vendin ne katastrof.Une jam me ju si ju ish koleget e mi te policise dhe me popullin qe sdo diktaturen dhe te komandohet nga ky Kalores i mbajtur peng nga krimi e bandat.





