Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion, (SPAK).
Mësohet se Paloka është thirrur për të dëshmuar për një çështje të ardhur nga Prokuroria e Tiranës, për një ngjarje të ndodhur në kohën e protestave, kur PD nuk ishte parlament.
Deputeti i PD-së dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë protestave për ndërtimin e Unazës së Madhe, në zonën e Astirit.





