I ftuar te Luana Vjollca, në programin argëtues “Shiko kush luan”, deputeti Nard Ndoka, i pyetur nëse ka patur debat më ndonjë deputet të Partisë Demokratike, tha një emër dhe për çudinë e të gjithëve ishte ai i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Kam patur debate me Berishën gjatë kohës kur isha ministër në kabinetin e tij qeveritar. Sigurisht në të mirë të punës, sepse janë të justifikuara debatet kur bëhet fjalë për të mirën e punës”, tha ai.

Nard Ndoka ishte ministër i Shëndetësisë së Shqipërisë. Mori këtë pozicion pas një marrëveshjeje politike midis Sali Berishës dhe Partisë Demokristiane, kryetar i së cilës është vetë politikani Nard Ndoka.