Teksa mbahen diskutime për seancën plenare të ditës së sotme, deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka shfaqur probleme shëndetësore në sallën e Kuvendit.
Menjëherë në ambientet e Kuvendit ka mbërritur ambulanca, e cila po transporton deputetin Gështenja për në Urgjencë.
Sipas informacioneve të para dyshohet se Gështenja ka pasur probleme me hernien.