Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Kjo nuk është hera e parë që ligjvënësi demokrat është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Pas daljes nga SPAK më 4 tetor, Dogjani u shpreh se po hetohet për shtëpinë e tij, pasi një kallëzimi që është bërë, nga një ndërtues që ai e quajti “zaptues”.

Deputeti Asllan Dogjani u shpreh se ka denoncuar më parë këtë person, pasi sipas tij ka zaptuar pronën publike.