Deputeti i PD Dashnor Sula ka zgjedhur të protestojë në një mënyrë të veçantë për vështirësitë që përballen fermerët. Sula ka shkuar në Parlament me një thes me ullinj dhe një degë nga pema e ullirit.
Në seancën e sotme, janë parashikuar dy interpelanca në Kuvend. I pari është kërkuar nga deputetja Dhurata Çupi me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ndërsa tjetra është kërkuar nga deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ilda Dhori me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Në fund të rendit të ditës janë parashikuar diskutime dhe çështje të evidentuara nga zgjedhësit.