Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi është përfshirë në një aksident rrugor në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burime nga policia bëjnë me dije se ndërsa përfaqësuesi i Elbasanit në Parlament, po udhëtonte me makinën tip “Mercedes”, në autostradën Tiranë-Durrës ka përplasur për vdekje një 53-vjeçar me inicialet S.S. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:41 në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës.
Pas aksidentit, Aqif Rakipi është paraqitur vetë në polici. Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.





