Largimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri duket se ka revoltuar edhe vetë socialistët.

Në një takim me strukturat e Partisë Socialiste në pallatin e sportit, ‘Farie Hoti’ për 'Shqipërinë e gjeneratës tjetër' ku marrin pjesë edhe Erion Veliaj, Saimir Tahiri, Blerina Gjylameti dhe Sadri Abazi ka ndodhur e papritura.

Gjatë fjalës së tij, socialisti Sadri Abazi ka nxitur turmën të brohorasin emrin e kryeministrit Edi Rama, por të gjithë socialistët e kanë bojkotuar dhe kanë buçitur me të madhe emrin e ish-ministrit, Saimir Tahiri. 

Nga video shihet Tahiri i cili i surprizuar kthehet nga qytetarët, ngre supet dhe buzëqesh i habitur.