Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja ishte njëri prej atyre që qëndroi brenda mbledhjes me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, ku kërkohet heqja e imunitetit të ish-ministrit Saimir Tahiri.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Manja zbuloi disa detaje të provave sekrete që prokurorët paraqitën sot në këtë mbledhje.
Manja tha se është për t’u habitur, por prokurorët s’kishin asnjë provë më shumë se disa materiale që i dispononte edhe demokrati Gent Strazimiri.
“Pasi mbaroi seanca publike kujtova se në seancën me dyer të mbyllura do na vënë në dispozicion prova. Jam befasuar kur prova që ata kishin ishte një material nga ato 416 faqet e bëra publike në media dhe portale që çuditërisht me firmë e kishte Gent Strazimiri, pra një pjesë të këtij materiali e dispononte deputeti i PD”,- tha Manja.





