Deputeti i Partisë Socialiste, Arkend Balla, zhvilloi një takim me të rinjtë e Durrësit, duke shprehur mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e tyre.
“Së bashku me skuadrën tonë fituese do të bëjmë më të mirën për të rinjtë e Durrësit në mandatin e ardhshëm,” u shpreh Balla, duke theksuar angazhimin për të çuar përpara projekte të rëndësishme për qytetin.
Takimi u zhvillua në një atmosferë entuziaste, ku të rinjtë shprehën ide dhe sugjerime për zhvillimin e Durrësit. Deputeti Balla theksoi se vizioni i PS-së për Shqipërinë 2030 do të sjellë ndryshime konkrete dhe mundësi të reja për të rinjtë dhe komunitetin.
Një nga prioritetet e deputetit socialist është që rinia të ketë mundësi për karrierë e inovacion në Durrës, si dhe mbështetja për sipërmarrjet e reja.