Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu nuk i ka kursyer akuzat e rënda ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që drejtohet nga eksponentët e PS.
Ndreu shkruan në rrjetin social me tone të ashpra kundër OSHEE, duke i cilësuar si të paaftë që bëjnë pseudoreforma e shpikje banale. Sipas deputetit të qarkut të Lezhës, zona turistike e Tales për 4 orë ka qenë pa drita pikërisht për shkak të OSHEE-së, institucion ky i drejtuar nga Adrian Çela.
Acarimi ka qenë aq i madh për deputetin, saqë ka paralajmëruar se do të bëjë protestë me biznesin e zonës nëse kjo situatë nuk zgjidhet.
“Te lesh zonen turistike te Tales 4 ore pa drita ne kulmin e sezonit turistik eshte kulmi i paaftesise dhe talljes qe strukturat e c’akorduara te OSHE bejne. Ca pseudoreforma me shpikje banale kane futur ne qorrsokak menaxhimin e situatës.
Si deputet zone kerkoj nderhyrje te menjehershme ose do mbledh bizneset e asaj zone duke u vene ne krye te nje proteste qe nuk do jete e lehte per gjitha ata qe e gatuajne kete katrahure turpi. Sme intereson aspak se kujt partie i perkasin, por cfare zullumesh bejne ne dem te sezonit turistik ! Turp!”, shkruan deputeti i PS-së.





