29tetor 2015 – Deputeti më i ri i Kuvendit, Eduart Ndocaj e dha mendimin e tij në publik për homoseksualët. Gjatë një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” sot në mbrëmje Ndocaj tha se si përfaqësues i Partisë Demokristiane e ka të përcaktuar në mënyrë taksative qëndrimin ndaj homoseksualëve.
Pyetjes se gazetarit se a pret një trysni nga komuniteti LGBT për faktin se ai është një deputet demokristian dhe në fokus të kësaj force politike qëndrojnë vlerat e familjes, Ndocaj tha se mbetet i vendosur për të mbrojtur linjën e partisë që përfaqëson.
“Zoti mund të kishte krijuar dy burra apo dy gra, por krijoi burrin dhe gruan ku familja ka peshën kryesore. Partitë demokristiane e kanë taksative që nuk bien dakord për LGBT, paskan emër edhe një targë si targë makine”.
Pak ditë më parë në një interviste për gazetën “Panorama”, kreu i Demokristianëve, Nard Ndoka, tha se nuk e përjashtonte mundësinë që edhe në Kuvendin e Shqipërisë të ketë homoseksualë.
/portali DurresLajm/





