Një anëtar i parlamentit slloven ka dhënë dorëheqjen pasi vodhi një sanduiç nga një dyqan në Lubjanë.
Deputeti Darij Krajcic tha për mediat se u injorua nga stafi, ndaj vendosi të testonte sigurinë e supermarketit duke marrë sanduiçin dhe të largohej.
Vjedhja e sanduiçit nuk u vu re, por anëtari i partisë në pushtet Marjan Sarec (LMS) këmbënguli që më vonë u kthye për ta paguar.
Krajcic kërkoi falje, duke thënë se i vjen keq për "eksperimentin e tij social".
Gjithçka u bë publike kur ai i tregoi rastin disa kolegëve në Parlament gjatë një mbledhje komiteti të mërkurën.
Tre punonjës të supermarketit raportohet se nuk e kanë vënë re kur u largua me sanduiçin pasi po flisnin me njëri-tjetrin.
Fillimisht anëtarët e parlamentit qeshën me këtë histori por të enjten, kreu parlamentar i LMS, Brane Goluboviç, dënoi veprimet e deputetit duke i quajtur "të papranueshme".
"Ai mori përgjegjësinë dhe dha dorëheqjen", tha Goluboviç për shtypin.





