Po bëhet një ndër deputetët më aktiv në çështjet e ditës, Eduart Ndocaj. I njohur si kaubojsi, për shkak të kapeles që mbante shpesh para se të zgjidhej si deputeti më i ri i qarkut Lezhë, Ndocaj çdo ditë bën lajm. Sot ai ka bërë një vizitë në bunkerin e shkatërruar tek Ministria e Brendshme dhe ka publikuar disa foto në “Facebook”, ku me ironi shkruan:

“Pas një dite të lodhshme dhe urisë menduam të kalonim e të hanim këtu një pizza me furrë druri, por zjarri dhe pizzat kishin mbaruar. Fluksi i madh i djeshëm dhe uria e madhe për pushtet bënë që pizzat të mbaronin që dje. Nuk është bunkieri simbol i regjimit. Ky është një manipulim i mendjeve të shqiptareve për të fshehur të këqijat e mëdha që pati ai sistem me luftën e klasave, me burgosjet, ekzekutimet dhe me prishjen e objekteve të kulteve fetare. Këto janë simbolet e regjimit”.

Simbole të regjimit janë edhe tentativat për të marrë pushtetin me dhunë e për ta mbajtur me dhunë e deri me gjakderdhje. Fortikimet ose bunkieret i kanë gjithë bota, Zvicra është plot me bunkiere e ndoshta numrin më të madhe të bunkiereve e ka SHBA që në vitet ’60 për politikën kundër Luftës së Ftohtë çdo familje amerikane kishte dhe duhet të kishte një strehim të nëndheshëm”, përfundon Ndocaj.