13shtator 2015 – Deputeti i Kavajës mbështet Arben Ndokën. Socialisti Parid Cara ka shkruar mbështetjen e tij për ish-deputetin e Lezhës, i cili la mandatin deri në zbardhjen e çështjes në Itali.

“Beno, me kurajë dhe qetësi do të dalësh nga kjo situatë me kokën lart. Kush të njeh, e di mirë se kështu do të ndodhë. Të jam afër vlla”, – shkruante, në komentin e tij, deputeti socialist, Cara, që gjithashtu ka ardhur në PS nga bota e biznesit, zgjedhje e kryetarit të partisë, Edi Rama, shkruan Gazeta shqiptare. Nuk ka pasur deri tani ndonjë koment kundër Ndokës. Kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi deklaroi pak ditë më parë se e përshëndeste vendimin e Ndokës për të dorëzuar mandatin dhe për të vijuar zgjidhjen e problemeve me drejtësinë. Goditja e radhës për ish-deputetin socialist Arben Ndoka ishte kallëzimi penal i prokurorisë për fshehje të pasurisë.

/portali DurresLajm/