Deputeti demokrat Saimir Korreshi tha sot se në dosjen për Arben Ahmetaj, të depozituar në Kuvend nga Prokuroria e Posaçme, ka edhe emra të deputetëve të PD-së.
Korreshi theksoi se është shpejt të flasë me detaje, pasi theksoi se nuk e ka lexuar të gjithë materialin.
“Me të thënë të drejtën, sikur më ra syri diçka, por është shpejt ta them se nuk e kam studiuar materialin. Këto janë materiale që duhen lexuar me vëmendje”, tha Korreshi.