Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti opozitar, Korab Lita tha se 8 Dhjetorin këtë herë e ka përjetuar në mënyrë të tmerrshme, pasi u vra një i ri në derë të shtëpisë.
Lita theksoi se Shqipëria ka sot në krye të vendit komunistët, ndërsa shtoi se vendi ynë vijon të lëngojë nga varfëria.
“8 dhjetorin pas 30 viteve e përjetova me një vrasje në derë të shtëpisë. Komunistët janë akoma në pushtet. Unë 8 Dhjetorin e kam pritur të jetë një ditë e Europës. 8 dhjetorin pas 30 viteve e përjetova me një vrasje në derë të shtëpisë. Komunistët janë akoma në pushtet. Vrasja në derë të shtëpisë dëshmon se ku jemi me të dhënat për demokracinë. Shqipëria është varfëruar, jemi në gjendje të mjerueshme. Jemi refuzuar nga BE 7 herë. Unë dua që Shqipëria të ndryshojë më 25 prill. Të përndjekurit duhet të luftojnë për demokracinë në vend”, tha Lita.





