“Foltorja” e Elbasanit e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur rreth saj demokratët e këtij qarku, ku ajo që bie në sy është edhe prezanca e deputetit Luçiano Boçit.
Në sheshin para teatrit “Skampa”, shihen mbështetës të shumtë të ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Foltores” i është bashkuar edhe sekretari i PD-së, Blendi Himci, i cili u shpreh se është pro hapjes së Partisë Demokratike.





