Deputeti Halit Valteri i zgjedhur nga lista e PD-së në Tiranë i mërzitur nga fjalimi i gjatë i kryeministri Edi Rama, i kujtoi këtij të fundit se nuk është në mbledhje me PS-në por në Kuvend.

Në përgjigje Rama u shpreh: Edhe unë nuk jam në mbledhje me rezervat e PD-së por i dëgjoj me respekt. Të lutem më lër të mbaroj.

Valteri: S’do dëgjojmë këto, ik thuaja atyre në PS

Rama: Si the, si ishte? Nuk ke ça bën, e di që të duket vetja si në mbledhjen e Partisë Socialiste, por unë kryetar i PS-së jam.

Valteri: Bëje atje.

Rama: Ku ta bëj? Shshsh mos bëj gabime elementare që lidhen me etikën dhe rregulloren. Unë po flas ato që unë mendoj, zotrote kur të vijë radha do të flasësh ato që ti mendon.Nga ana ime nuk do të dëgjosh asnjë shqetësim. Derisa keni ardhur këtu nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin. Ty të ka zgjedhur Luli, mua më ka zgjedhur populli.