Deputeti demokrat Myslim Murrizi, i cili nuk pranoi të digjte mandatin bashkë me kolegët e tjerë demokratë ka deklaruar ditën e sotme në Kuvend se kërkon ndryshimin e reformës zgjedhore që deputetët të mos vepojnë si ushtarë që votojnë si të komanduar.

Ai deklaroi se pavarësisht se pavarësisht se kanë kaluar 27 vite që nga rrëzimi i Partisë së Punës, përgjatë këtyre viteve na kanë qeverisur vetëm komunistë të cilët nuk jan kujdesur për problemet e popullit.

"Jam pro ratifikimit të marrëveshjes për shpëndarjen e energjisë elektrike. Sipas traditës duke parë edhe parafolësin edhe unë do të përpiqem të jem po aq brenda rendit të ditës po aq sa kanë qenë kolegët e mi dhe të maxhorancës. Në 22 marsin e 27 viteve më parë shqiptarët hoqën Partinë e Punës së Shqipërisë por nuk i hoqën dot komunistët. Ata kanë qeverisëur vendin në këto 27 vjet pavarësisht se herë ndëërrojnë xhaketat dhe herë kalojnë ylberin. Jemi në një sistem politike të kapur prej fyti për t'iu shmangru balafaqimit direkt.

Balla foli për kodin zgjedhor por sot duhet prishur sistemi politik. Kemi tre palë zgjedhje që i fshihemi votës së këtij populli. Ndryshimin e këtij sistemi zgjedhor do e votoja me shumë dëshirë. Vijnë këtu njerëz që nuk kanë asnjë përgjegjësi politke vetmë në sajë  të listave. Në këtë kuvend nuk flitet për hallet e popullit. Sa herë kam folur për problemet lokale të Lushnjës qeshën të gjithë se thanë këtu flitet pë NATON e gjëra të mëdha. Mua nuk me presionon asgjë. Shqiptarët duhet ta cclirojnë këtë vend që të mos jemi ushtarë që ngrenë dorën për të votuar. Ja pse unë nuk u vura në rresht", u shpreh Murrizi.