28tetor 2015 – Të gjithë e njohin si deputeti ‘Kaubojs’ i Parlamentit shqiptar, por askush se di se kapelja që e bëri të famshëm Eduard Ndocajn, ka pas një histori shumë interesante. Ndocaj rrëfen për “Opinion”, se kapelen e ka fituar në Republikën Domenikane gjatë një basti gjelash. “Kapelen e kam fituar në kampionatin botëror të gjelave në Republikën Domenikane. Isha aty për qef dhe vura bast. Për fatin tim gjeli im e mundi gjelin meksikan dhe unë kështu fitova kapelen”, u shpreh ai.
Tani interesimi nuk është vetëm se cila do të jetë performanca e Eduard Ndocajt në Kuvendin e Shqipërisë si deputeti më i ri i saj, por edhe nëse do ta mbajë kapelen e kaubujsit në parlament. Ai u shpreh për Opinion.al i është përgjigjur vetë Ndocaj: “Po më lodhën shumë do ta mbaj në kokë edhe në Kuvend”.
/portali DurresLajm/