Kryetari i komanduar i degës dhe kryesuesi i listës së PD-së në qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi ka zhvilluar një takim me banorët e ish-Kënetës në Durrës.

“Me banoret e ish kenetes ndame hallet dhe diskutuam per kushtet e tyre te jeteses. Papunesi, varferi, miliona leke fatura afrofe, mashtrime per legalizime falas, rruge te pashtruara e gjithe gropa, kanale me uje te qelbur perpara dyerve te shtepive, çerdhe e kopshte te munguara, ky eshte realiteti i kesaj zone” shkruan Bylykbashi në postimin e tij në Facebook.

Në emër të Partisë Demokratike, Bylykbashi ka premtuar ndryshim rrënjësor të kësaj zone.

Ai u ka bërë thirrje banorëve të kësaj zone që me 25 qershor të votojnë për të marrë në dorë fatet e tyre, të votojnë nr.6, Partinë Demokratike.