27nëntor 2015 – Edhe pse akuzohen për goditje me mjete rrethanore, dy peshkatarët, Nikoll dhe Gjergj Cali lihen në burg, ndërsa kushëriri Gjok Cali detyrim paraqitjeje.
Gjykata e Kurbinit mori këtë vendim ditën e sotme, vetëm pak ditë pasi Gjykata e Larta liroi nga burgu për arrest shtëpie deputetin Armando Prenga.
Ky i fundit u akuzua se qëlloi me armë ndaj Calëve, pas përplasjes me ta në lidhje me pronësinë mbi lagunën e Patokut. Dy peshkatarët akuzohen se goditën vëllanë e deputetit.
/portali DurresLajm/





