Sali Berisha u largua dje nga Shqipëria për të marrë pjesë në Forumin të Krans Montana në Zvicër, por sipas deputetit të opozitës së re Kujtim Gjuzi, ish-kryeministri është larguar sepse është sëmurë.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Gjuzi u shpreh se “Baca” është pa qejf dhe se madje ai e dinte dhe se në çfarë klinike po qëndron.

“Është pa qejf, po të duash të them dhe klinikën. I uroj shërim të shpejtë dhe të vijë të vendoset këtu. Ai është i vetmi njeri që mund ta kthejë vendin në normalitet. Po Baca është pa qejf, se kam qejf t'i them Baca, dhe i urojmë shërim të shpejtë”, tha Kujtim Gjuzi.

Sipas Gjuzit, kryeministri Edi Rama ka frikë vetëm një njeri dhe ai është Sali Berisha.

“I vetmi njeri që e zgjidh krizën në Shqipëri është Sali Berisha. Edi Rama ka frikë vetëm një njeri në Shqipëri dhe ai është Baca. Zjarrin e ndalon vetëm një njeri dhe ai është Sali Berisha”, tha Gjuzi.