Gjatë fjalës së tij në Kuvend gjatë ditës së sotme, deputeti dhe njëkohësisht nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka sfiduar kryeministrin e vendit se do të ishte i gatshëm të jipte dorëheqjen nëse do të hapen negociatat vitin tjetër.
Luan Rama e konsideroi një mashtrim të qeverisë quajtjen ditë fitoreje shtyrjen me një vit marrjen e vendimit të BE për të nisur negociatat me Shqipërinë.
"28 qershori 2018 nuk është data e dhënien së negociatave, dhe na është dukur 28 si data e triumfit të madh siç na është thënë siç na është trembetuar. Hamzaizëm tipik por pa çallmën otomane. Nuk është miratuar rekomandimi për çeljen e negociatave, çfarë fiton Shqipëria sot meqë e quani ditë fitoreje. Shtyrje me 1 vit, edhe atëherë të shohim ose jo. Nuk e kam për turp të jap dorëheqjen e të iki nga parlamenti nëse jepet rekomandimi pozitiv qershorin e vitit të ardhshëm. Krimi i organizuar dhe pastrimi i parave janë elementë që ndikojnë në mos hapjen e çeljes së negociatave."





