Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka shkuar personalisht në selinë blu për të verifikuar firmat e mbledhura nga Sali Berisha për Kuvendin Kombëtar. Ish-kandidati për kryetar i PD shkoi në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, për të sqaruar vërtetësinë e tyre.

Deputeti demokrat pasi pa disa lista mori në telefon disa prej firmëtarëve të formularëve. Një prej tyre i përkiste degës numër 5 në Tiranë.

“Kam ardhur për të verifikuar firmat. Më rezulton që ke firmosur. E konfirmon? Shumë mirë”, tha Shehaj ndërkohë që fliste në telefon me demokratin.

Sali Berisha pretendon se për mbledhjen e Kuvendit kanë firmosur më shumë se 4200 delegatë.