Deputeti i PD-së Dashnor Sula, është paraqitur ditën e sotme në Parlament me një shportë në të cilën mbante produktet bazike ushqimore, në formë proteste për rritjen e çmimeve.

Sula tha se nuk po e bën këtë lëvizje në shenjë politike por sepse ka ndjeshmëri në lidhje me këtë çështje, pasi pjesa më e madhe e popullsisë kanë rroga që nuk mund të përballojnë rritjen e çmimeve.

Ai tha se do t’i bashkohet Berishës në protestën kundër rritjes së çmimeve dhe çdo proteste tjetër të kësaj forme.

Dashnor SulaJo vetëm këto produkte të shportës, të llogarisësh edhe perimet me të cilat do të gatuash përditë pa u bërë fjale për mish, çmimet janë shumë të larta.

Unë kam ardhur sot në shenjë proteste sepse sapo hy këtu në ambientet e Kuvendit hasesh me punonjësit e gardës apo ju gazetarët që nuk i përballoni dot këto çmime.

Nuk e bëj për politikë por kam ndjeshmëri për këtë. I bëj thirrje qeverisë që t’i japë ndihmë familjeve në nevojë. Është situatë katastrofike. Protesta e djeshme ishte legjitime, të gjithë kemi detyrë të bëjmë aq sa kemi në dorë për të kërkuar ule të çmimeve e të ndihmojmë njëri-tjetrin sepse qeveria e ka në dorë aq gjë. Maqedonia e veriut e ka zeruar TVSH për produktet e shportës.

Opozita ka përgjegjësinë e saj por jam i bindur që përgjegjësinë kryesore e ka qeveria.

Do i bashkoheni protestës së Berishës për çmimet?

Pa diskutim. Unë i bashkohem çdo lloj proteste për uljen e çmimeve dhe naftës.