TIRANE, 10 janar 2014  – Mediat në Belgjikë shkruajnë se deputeti i Parlamentit Shqiptar, Mark Frroku, i zgjedhur nën siglën e partisë Kristian Demokrate Shqiptare, në zgjedhjet e fundit parlamentare ne Shqipëri, është dënuar për vrasjen e një shqiptari në vitin 1999 në Belgjikë. 

Portali “lacapitale.be” shkruan se “deputeti shqiptar Mark Frroku duhet të rigjykohet muajin e ardhshëm para Gjykatës penale të Nivelles në Belgjikë, pasi gjykata e Kasacionit e ka dënuar atë me 10 vjet burg në mungesë në vitin 2010.” 
Sipas mediave belge, Frroku është dënuar për vrasje në bashkëpunim të shqiptarit Aleksandër Kurti, i vrarë me thikë në 5 mars të vitit 1999 në Gare du Midi. 

Në atë kohë Mark Frroku  bashkë me viktimën dyshohet se mereshin me prostuticion, dhe me kontrabandë emigrantesh të paligjshem në drejtim të Anglisë. Mesa duket Kurti ka nderhyre ne pazaret e tyre dhe pasditen e dates 5 mars 1999 ai u gjet i vrarë me goditje thike në rrugë. 

“Në bazë të denoncimeve anonime katër shqiptarë jane arrestuar nga autoritete belge,  njëri prej tyre Besnik Morina, i njohur si Mark Frroku, 41 vjeç dhe Arjan Bytyçi, 36 vjeç, janë liruar  para se të përfundonte gjykimi i tyre nga gjykata në Bruksel në janar 2010. Të katër personat e përfshirë ne vrasjen e Aleksandër Kurtit janë dënuar secili me 10 vjet. Rigjykimi pritet të fillojë më 10 shkurt 2014, për Frrokun dhe Bytyçin, por të dy pritet të mungojnë, pasi ata jetojnë të lirë në vendin e tyre të origjinës. Madje Mark Frroku, ka nisur atje një karrierë politike që e çoi atë në parlament në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit.”

“Mbase  Frroku gëzon  imunitet parlamentar në Shqipëri por sigurisht jo në Belgjikë. Por a do të ekstadonte  Shqipëria, njërin prej deputetëve të saj? Asgjë nuk është më e sigurt” – shkruan "lacapitale.be".

 

Per me shume shihni : http://www.lacapitale.be/898787/article/regions/bruxelles/actualite/2014-01-10/frroku-accuse-a-bruxelles-devenu-depute-en-albanie