Nën masa të rrepta sigurie, Parlamenti u mblodh sot në kushte të pazakonta për të votuar ndryshimet në Kodin Penal për pandemitë.
Ligjvënësit u pozicionuan në distancën e përcaktuar nga njëri-tjetri, të pajisur me maska e doreza, duke respektuar kështu rregullat e përcaktuara nga qeveria dhe administrata e Kuvendit.
Por sot kamera fokusoi edhe një nga deputetët e rinj të opozitës, Halit Valterin, i dalë nga listat e Partisë Demokratike.
Ai është kujdesur që të mbante një maskë të personalizuar. Gërmat H.V. simbolizojnë inicialet e emrit të tij, Halit Valteri. Jo vetëm kaq, por deputeti është kujdesur për të kombinuar maskën dhe me dorezat.





