Një ish-Ministër socialist grek ka kritikuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama lidhur me ngjarjen e Bularatit.
Andreas Loverdos, deputet i Lëvizjes për Ndryshim ka thënë se “pas zgjedhjeve, Edi Rama nuk njihet”.
“Jam plotësisht kundër deklaratës së Ramës që e cilëson ekstremist (Kostandinos Kaçifas). Pa pasur asnjë informacion flet për një ekstremist dhe pyetja që rezulton është nëse në Shqipëri i vrasin ekstremistët. Ky është trajtimi në vendin fqinj? Pas zgjedhjeve Edi Rama nuk po njihet. Do të duhej të ishte më i kujdesshëm. E kundërshtojmë plotësisht kryeministrin shqiptar”, tha deputeti socialist gjatë një interviste në radion News 247.
Loverdos tha se duhen mbajtur tone të ulëta me qëllim që çështja e Bularatit të mos shndërrohet në një problem të brendshëm të Greqisë.