Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, ditën e sotme ka vendosur të shkëputet nga zhurma e politikës drejt një vendi që të fal qetësi shpirtërore.

Fidel Ylli ka vizituar Kishën e Laçit e nga postimet e bëra në Facebook, duket deputeti teksa lutet e ndez qiri në këtë vend të shenjtë.

Deputeti Ylli ka postuar një video brenda kishës, si dhe disa foto ku shkruan:

"Përshëndetje miq te dashur. Dje një shoku im i mirë i fëmijërisë ish-mundës me ekipin e Tironës Gud Lala kishte ditëlindjen mbushi 55 vjeç. Kur pashë fotot dhe videot e shokëve të mi të mundjes vërtet u emocionova dhe më erdhi keq që për arsye të një angazhimi politik nuk isha. Por sot erdha që herët në kishën e Laçit të ndez një qiri për të gjithë shokët dhe vëllezërit e mi të mundjes që kemi pirë djersën e njeri-tjetrit jemi ndeshur si gladiatorë në tapet por jashtë tapetit kemi qenë vëllezër. Dhe ndryshe nga sportet e tjera mundësit e kanë ruajtur shoqërinë dhe miqësinë me njëri-tjetrin sa do që jeta na ndau. Dhe sot dua t’i uroj Gudit të ketë dhe 100 vite të tjera dhe të gjithë mundësve, trajnerëve, gjyqtarëve të tjerë kudo që janë në Shqipëri, Europë, Amerikë apo Australi të kenë jetë dhe shëndet e mbarësi në familjet tyre dhe Zoti i ndihmoftë! Uroj kështu të jemi gjithmonë të bashkuar."