Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha pas deklaratave të këtij të fundit se më 16 mars do të rrëzojë qeverinë.
Ndreu shkruan në Facebook se Basha, të cilin e quan "tullumbac" është figurë groteske. Sipas deputetit socialist opozita po sheh ëndrra me kryeministër, dhe kjo nuk do të ndodhë as më 16 të shekullit tjetër.
"Ky tullumbaci i fryre Lul Basha eshte figure shume groteske kur rreket te motivoje militantet se me 16 do e fshije qeverine ! Mos u lodhni me ba rrugen kot, se as me 16-te te shekullit tjeter me protesta militantesh nuk bie qeveria ! Viagrimi i Lulit vetem sa i jep ze çjerres duke pare endrra me sy hapur se do perfundoje qyl ne zyren e Kryeministrit ! Tek e fundit… endrrat pa lek jane…! Lere pastaj kur qesh pa lidhje si kinez i lumtur…haha", ka shkruar Ndreu.





