12 maj 2015 – Gjatë prezantimit të kandidatit për kreun e Bashkisë së Lushnjës, nuk munguan batutat mes deputetit socialist Arben Çuko dhe kryeministrit Rama.
Deputeti Çuko lëshoi një batutë për gratë dhe Rama e ftoi që kur të niste fjalimin para të pranishmëve të kërkonte ndjesë për batutën që kishte bërë, të cilën e kishte dëgjuar vetëm Rama.
Ai jo vetëm që nuk kërkoi ndjesë, por e rriti dozën e humorit, duke lëshuar batutën e radhës për vetë kryeministrin.
“Jam i kënaqur që kryeministrit ia ka mbledhur gruaja. Edhe mua, edhe Tushës na i ka mbledhur gruaja. Këtu te ne thuhet që burri është nga fshati i gruas së vet”, tha me humor Çuko.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/