Deputeti socialist ka përfunduar në spital pasi ka pësuar parainfarkt.
Mësohet se një ditë më parë deputeti Spartak Braho ka pasur dhimbje gjoksi, shtrëngim dhe probleme me frymëmarrjen.
Pas vizites së parë të bërë nga mjekët e Durrësit, ai është dërguar në Tiranë, në një spital privat, ku i është nënshtuar vizitës nga mjekët kardiologë.
Ata konstatuan se Braho kishte pësuar parainfarkt dhe kanë thënë se ishte fat që u kap shpejt kjo gjendje.





