Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar ashpër pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me vrasjen e minoritarit grek Konstandinos Kacifas para dy ditësh në Bularat të Gjirokastrës.

Në një status në Facebook, Ndreu e cilësoi deklaratën e Berishës "degradim moral", ndërsa shkruan:

"Ky eshte kulmini degradimit mendor e moral te nje njeriu. Per kete me mire te ishin vrare djemt tane se ai qe shtinte mbi ta. As ketu nuk gjen paqe e nuk i del e keqja ketij matufi plak qe nxjerr nga goja vetem fekale!"