Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, ka sulmuar ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Në një status në “Facebook”, Spahia e quan Bushatin, ministrin më të paaftë, ministër të pazareve dhe mbrojtës të krimit, të cilin sipas deputetit demokrat, Shkodra dhe Postriba e njohim mirë dhe e dinë çfarë përfaqëson.

 

POSTIMI I DEPUTETIT

Neokomunisti, ministri me i paafte, ministri i votave kunder SHBA, ministri i pazareve me trojet dhe detin shqiptar, ministri mbrojtes dhe garant i krimit viziton dhe kerkon mbeshtetje ne dy vendet me antikomuniste, Postribe dhe Shkoder. Shkodra dhe Postriba te njohin mire Ditmir, e dine kush je dhe cfare perfaqeson, ne te kaluaren dhe sot. E ardhmja e Shkodres dhe mbare Shqiperise i perket rinise, njerezve punetor e te ndershem, intelektualeve dhe patrioteve dhe jo sojit tuaj. 

Vota per ty dhe partine tende eshte vote per krimin.