Deputeti Lefter Maliqi, i cili kundërshtoi kryedemokratin Lulzim Basha për djegien e mandatit, iu ka bërë thirrje kolegëve opozitarë në parlament të mos votojnë nismën e PS-së për shkarkimin e Presidentit Meta.

Në një postim në Facebook, Maliqi shkruan se Meta me aktin e tij veproi si burrë shteti dhe evitoi përplasjen civile dhe kthimin e vendit në diktaturë.

"I bëj thirrje deputetëve të Opozitës së re,nëse sjeni kukulla të Edi Ramës,largohuni cdo pazari politik qe mund te bejë me ju për cmëndurin e tij të radhes për Shkarkimin e Presidentit.Nese keni vlera e dinjitet vendi të kaloj në zgjedhje të parakohshme me ndryshim sistemi zgjedhor.Kalorësi i Rilindjes ti vere fre kalit se po e çon në humnerë. Kalorësi spo i sherben as socialistëve as shqiptarëve,arroganca,ironia,hipja e vetes ne qejf po e çon nga dështimi në dështim.Kalorësi ka frikë nga zgjedhjet pasi parandjen humbjen e sigurt.Presidenti tregoj qe eshte burre shteti pasi shmangu perplasjen civile dhe kthimin e vendit në Diktature.", shkruan Maliqi.