Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri, është shprehur se afera “McGonigal” është e ngjashme me skandalin e Watergate-s.

Komentet Xhaferri i bëri gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ku tha se kryeministri Edi Rama është në hall të madh dhe kohë të vështira e presin lidhur me aferën “McGonigal”.

Ai përmendi edhe disa nga pikat ku Rama përmendet në akt-akuzën e SHBA-ve, por edhe në analizën e New York Times dhe tha se Rama-McGonigal kanë shpërdoruar detyrën për takime private.

Fjala e plotë në Kuvend e deputetit Xhaferaj:

Te nderuar Kolege, zj. Kryetare, z. Kryeminister, zj dhe zt Ministra

Ne fjalen time do te perpiqem te bazohem vetem ne argumenta dhe fakte dhe qe ne fillim deklaroj se gjithshka qe do te parashtroj bazohet ne akt akuzen e prokuroreve te Washingtonit,  dhe ne nje shkrim te prestigjozes New York Times te dates 3 shkurt, 2023. Shkrimi eshte pergattur nga tre autore, dy nga te cilet kane fituar nje nga cmimet me prestigjoze ne gazetari, cmimin Pulitzer.

Cfare dime deri me tani per kete skandal shume dimensional, i cili lidhur me vendin tone ka ne qender investimin e kryeministrit per te minuar demokracine dhe per te rrenuar opoziten?

Gazeta prestigjoze New York Times ne shkrimin e saj te 3 Shkurtit thekson se bazuar ne te gjitha te dhenat a aktakuzes agjenti special Charkes McGonigal “Ndërsa ishte ende në FBI, krijoi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe sipas prokurorëve të Washingtonit ndërmori hapa që ishin në dobi të këtij politikani”.

Ndersa aktakuza e prokuroreve federale te Washingtonit permban disa krime per te cilat akuzohet agjenti special, krimi fillestar daton ne Gusht te 2017 dhe lidhet me takime dhe pune qe ai bente me kryeministrin shqiptar Edi Rama nepermjet keshilltarit te tij (Rama e quan informal dhe ashtu po e etiketoj edhe une) Dorian Ducka dhe ish agjentit te sigurimit famekeq te shtetit Agron Neza. Cfare ishin keto takime gjithmone sipas aktakuzes se prokuroreve federale?

Duke filluar jo më vonë se gushti 2017 dhe duke vazhduar më pas, i pandehuri Charles McGonigal falsifikoi, fshehu dhe mbuloi me vetëdije dhe qëllimisht me mashtrim nje skeme e cila synonte që ai të fshihte nga FBI informacione që përmbajnë natyrën e marrëdhënies së tij me Agron Nezen. Ketu perfshihet marrja e të paktën 225,000 dollarëve nga Agron Neza, udhëtimet me Agron Nezen në Shqiperi dhe marrëdhëniet e vazhdueshme me shtetas të huaj të prezantuar nga Agron Neza perfshi kryeministrin Rama, të cilët i pandehuri McGonigal duhej t’i raportonte, por nuk i raportoi.  Keto krijuan një konflikt real e të dukshëm interesi midis detyrave zyrtare të të pandehurit McGonigal dhe interesave të tij private financiare. Ky ishte qellimi i skemes jo sipas Ferdinandit, por sipas asaj qe thote aktakuza e prokuroreve federale dhe si dhe sa hyn kryeministri Edi Rama ketu po e shpjegoj me poshte.

Ne gusht te 2017, i pandehuri McGonigal u takua me Agron Nezen dhe e pyeti nëse mund t’i siguronte pará.

Më 7 shtator 2017, Agron Neza i premtoi se parate mund ti siguronte pjese pjese. Po me 7 shtator i pandehuri Chalrles McGonigal niset per ne Shqiperi me Agron Nezen, por kur kishte plotesuar formularin per udhetimin jo zyrtar ne FBI, kishte fshehur Agronin si shoqerues, shpenzimet e udhetimit kush do t’i paguante si edhe cfare individesh do takonte ne Shqiperi perfshi edhe kryeministrin shqiptar. New York Times thekson se, sipas prokuroreve Agron Neza, mundesoi nje takim te Mcgonigal me Dorian Ducken dhe do te ishte keshilltari informal i kryeministrit, Dorian Ducka, qe do te mundesonte takimin e Rames me McGonigal.

Me kërkesë të Agron Nezes, i pandehuri McGonigal i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që të ishte i kujdesshëm për dhënien e licencave për shpimin e vendburimeve të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse. Agron Neza dhe Dorian Ducka, thekson aktakuza, kishin të dy interes financiar në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave të shpimit në fusha naftëmbajtëse. New York Times thekson se krahas dhenies te disa paisjeve te FBI (jo vetem kapele por sikurse thuhet ne aktakuze pharaphenalia paisje qe duhet per nje aktivitet te caktuar), McGoniagal duket se eshte perpjekur te influencoj kryeministrin shqiptar ne dhenien e licences se shpimit te naftes ne kompani te lidhura me Ducken dhe Nezen sipas asaj qe sygjerojne prokuroret. Deri ketu sipas komenteve te agjenteve dhe ish agjenteve te FBI mund te flitet per akt korrupsioni, por jo si perfshirje e drejtperdrejte e kryeministrit Rama per te minuar demokracine dhe rrenuar opoziten.

Si evoloi ceshtje e licencave te naftes? Me shkurt te 2018, Albetrol shpalli tenderin per Gorisht, Cakraj, Amonice bazuar ne urdherin nr. 150,  te dates 6 shkurt te Ministrit Gjiknuri. Me daten 9 Maj, ministri Gjiknuri me urdherin nr. 495 shpalli fitues kompanine Transoil Group ku ishin te perfshire Ducka dhe Neza. Problemi ketu eshte se kompania Transoil Group kishte probleme sipas nje shkrese te dates 9 shkurt te 2018 te Agjensise Kombetare te Burimeve Natyrore. Po keshtu kishte detyrime te prapambetura tek kompania Albpetrol, por ishte pararoje ne gjetjen e lidhjeve me kryeministrin. Ne nje interviste me Zerin e Amerikes, ne qershor te 2018, ne Washington, ndersa merrte pjese ne nje konference per gazin, ish ministri Gjiknuri eshte pyetur vetem dhe vetem per kete mardhenie se po favorizon nje kompani te lidhur me Gazpromin Rus. Me 2 shtator te 2022 Gjiknuri emerohet sek i pergjithshem in PS.

Por, Në 14 nëntor 2017 lobisti i Partise Demokratike, z. Nick Muzin i bëri transparente departamentit të drejtësisë, paratë që kishte marrë nga z. Basha. Agjensia BIRN, dite me vone, do te hidhte hipoteza lidhur me burimin me arome ruse te parave te dhena per lobistin.  Ketu ngjarjet marrin kthese dhe ndryshon natyra e angazhimit teagjentit special Charles McGonigal.

Ne viziten e dyte te McGonigall ne Tirane (me 19 Nentor takon Ducken dhe nje dite me vone me 20 Nentor takon Ramen) fillon angazhimi i agjentit special per llogari te kryeministrit ne projektin e tij per te rrenuar opoziten dhe si?

Sipas aktakuzes,  ”Më 25 nëntor 2017, (pra pese dite mbas takimit me Kryeministrin Rama) i pandehuri McGonigal informoi prokurorin e Departamentit të Drejtësisë për një hetim të ri penal të mundshëm që përfshin një shtetas amerikan, i cili ishte regjistruar për të kryer punë lobimi në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare të ndryshme nga ajo e Kryeministrit. Një ditë më parë, ai kishte marrë informacion nga keshilltari i kryeministrit Ducka për lobuesin qytetar amerikan”.

Po sipas aktakuzes, më 4 janar 2018, i pandehuri McGonigal mori informacion në lidhje me lobuesin qytetar amerikan nga Agron Neza dhe ja përcolli informacionin një agjenti tjetër special të FBI-NY të nesërmen.

Më 22 janar 2018, i pandehuri McGonigal mori informacion nga Agron Neza në lidhje me lobuesin e PD-se dhe ia përcolli informacionin një zyrtari tjetër të FBI-NY, i cili ishte vartës i tij. Agron Neza e kishte marrë informacionin nga Zyra e Kryeministrit Shqiptar (kjo jo sipas Ferdinandit, por sipas aktakuzes).

Sipas Aktakuzes, nga 21 shkurt 2018, deri më 24 shkurt 2018, i pandehuri McGonigal udhëtoi me Agron Nezen në Shqipëri, por ai nuk e raportoi udhëtimin në FBI siç kërkohej në formularët ligjor. Më 26 shkurt 2018, FBI-NY hapi zyrtarisht një hetim penal të fokusuar mbi lobuesin e PD-se me kërkesë të të pandehurit McGonigal dhe me udhëzimin e tij. Ne mars problemi shperthen ne media duke shantazhuar opoziten si e sponsorizuar nga para ruse.

Pra, nje agjent special i FBI-se perdoret nga kryeministri shqiptar nepermjet nje ish agjenti te sigurimit famekeq te shtetit dhe nga keshilltari i kryeministrit per te minuar demokracine duke demtuar opoziten.

Histori qe ka shume elemente te ngjashem me skandalin e Watergate qe coi ne doreheqjen e presidentit Nikson.

Edhe atehere ne qershor te 1972 pese persona (kater ish agjente te CIA dhe nje ish drejtues i komisionit elektoral te sigurise te presidentit, hyne ne zyrat qendrore te PD amerikane ne kompleksin Watergate ne Washington d.c, si nje angazhim per te demtuar Partine Demokratike Amerikane.  Presidenti Nikson, ashtu si kryeministri Rama sot, fillimisht mohoi perfshirjen, por dy vite me vone, ne Gusht te 1974, u detyrua te jepte doreheqjen nga permasat qe mori skandali. Aktualisht kemi shume ngjashmeri dhe z. Kryeminister kur institucionet amerikane nuk pyeten per presidentin e tyre kuptohet kush eshte e ardhmja e afert per ju. Mbajme ne konsiderate qe ne qeveri jane demokratet per te cilet demokracia dhe vlerat e saj jane edhe me prioritare. Kohe e veshtire ju pret. Dite me pare, mbas plasi skandali i perfshirjes se deputeteve te Parlamentit Evropian ne korrupsion, ju drejtuat presidentes se Parlamentit Evropian me shprehjen Karma eshte grua e perdale. Keni pasur dhe keni te drejte. Karma eshte grua e perdale dhe Ju nuk keni pare gje akoma. Kohe e veshtire ju pret.