Në një prononcim për emisionin ‘Frontal’ deputeti i Kosovës, Milaim Zeka ka rrëfyer ngjarjen e ndodhur 10 ditë më parë, kur sipas tij persona ende të paidenitifikaur e kanë ndjekur natën me makinë.
Milaim Zeka tregoi se natën dy veta e kanë ndjekur me makinë. Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci është shprehur se makina drejtohej nga një i mitur dhe nuk kishte patentë.
Mirëpo kjo ngjarje ka shqetësuar familjen e deputetit dhe “Frontal” ka mësuar se bashkëshortja e tij, Edlira ka humbur fëmijën në muajin e tretë të shtatzënisë.
Kujtojmë që Milaimi do bëhej baba për herë të pestë. Ai ka dy vajza nga martesa me Edlirën dhe dy vajza nga martesa e parë.