Deputetja durrsake e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu, ka ndarë mëngjesin e sotëm një lajm të trishtë, atë të ndarjes nga jeta të babait të saj.
“Me hidherim ju njoftoj për humbjen e babait tim, Fatmir Belegu.
Sa shumë do na mungosh i Miri jonë
Përgjithmon në zemrat tona!
Varrimi bëhet sot në orën 15:00, tek varrezat e vjetra”, shkruan Spahiu në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, teksa ka shpërndarë edhe këtë foto familjare.
Babai i deputetes prej ditësh ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.





