Në mbledhjen e zhvilluar këtë pasdite, grupi i ri parlamentar i PD-së, i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, ka zgjedhur kryetarin e ri të grupit si dhe ka komanduar nënkryetarin e parlamentit, që do të jetë Edi Paloka.
Por krahas këtyre dy posteve, grupi parlamentar ka vendosur që zëdhënëse e grupit parlamentar të jetë deputetja Grida Duma.
Kujtojmë se Duma është zgjedhur për herë të parë deputete në këtë legjislaturë parlamentare, ndërsa ishte e përfshirë në listat e kandidatëve të qarkut të Tiranës.
Ndërsa dy vite më parë, ajo garonte për postin e kryebashkiakut të Durrësit, qytetit të saj të lindjes, kundër Vangjush Dakos, garë në të cilën u mund me diferencë të thellë votash.
EMERIMET E BERA NE MBLEDHJE
Edmond Spaho- Kryetar i Grupit Parlamentar
Edi Paloka- Nenkryetar i PD-se (Propozim, pasi kerkon votim nga Keshilli Kombetar i PD)
Grida Duma – Zedhenese e Grupit Parlamentar
Ervin Salianji- Sekretar i Grupit Parlamentar
Eduard Halimi – Nenkryetar ne Komisionin e Ligjeve





