Pas deklaratës së Guvernatorit të BSH-së Gent Bejko se ekonomia e vendit është drejt rritjes ka reaguar në Facebook, deputetja e Durrësit, Fatbardha Kadiu.
Duke hedhur hije dyshimi mbi deklaratat optimiste të guvernatorit, Kadiu i shtron disa pyetje këtij të fundit.
Deputetja Kadiu kërkon nga Sejko sektorin/et që kanë shënuar rritje në prodhim dhe njëkohësisht kërkon të dijë se cili nga sektorët e ekonomisë ka ndikuar në uljen e nivelit të papunësisë në vend.
Deputetja e Durrësit bën ironi me drogën si sektori kryesor i prodhimit si dhe largimin e shqiptarëve nga vendi i tyre dhe kontratat tremujore të punës para zgjedhjeve si faktorë për uljen e papunësisë.
Postimi i plotë i Fatbardha Kadiut
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës në konferencë shtypi shprehet: "Ekonomia e vendit është me trajektore drejt rritjes".
Dy paramentrat makroekonomik mjaftueshmerisht të rëndësishëm për ekonominë e vendit janë Prodhimi i Brendshëm Bruto dhe Raporti i Papunësisë.
"Prodhimi i Brendshëm Bruto ka pasur rritje ekonomike në gjashtë mujorin e parë të vitit" – thotë Z.Sejko në konferencë.
Por në cilin sektor të nderuar anëtar të Këshillit Mbikqyrës? A nuk identifikoni dot një sektor i cili ka pasur këtë rritje në prodhim?! Apo ja kështu, në tym, në përgjithësi, në të gjithë sektorët! (droga sektori kryesor i prodhimit vallë?! )
"Ulje e normës së papunësisë" – thotë Z.Sejko.
Më lind pyetja automatikisht "Cili është sektori që ka ndihmuar në këtë ulje"?
Po ja largimi i të papunëve nga Shqipëria sigurisht që e ul këtë raport, apo mos vallë kontratat tre mujore të punës para zgjedhjeve?!!





