Në vitin 2009, Eglantina Gjermeni u zgjodh për herë të parë deputete e PS, duke lënë pas profesionin e saj të pedagoges, e në vitin 2013 ajo u emërua Ministre e Zhvillimit Urban.

Ajo njihet si një femër e fortë por ish-ministrja është përlotur në studion e “Pasdite në Top Channel”.

Siç tregon vetë deputetja e PS e qarkut të Durrësit, ajo preket vetëm në raste gëzimi.

E pikërisht pas videomesazheve të transmetuara nga mikeshat e saj Majlinda Bregu, Erjola Kulluri dhe Daniela Kalaja, ajo nuk i ka përmbajtur dot lotët.

“Vetëm kur ka fjalë të mirë më dalin lotët, në situata të vështira mundem t’i kaloj”, thotë Gjermeni. /Top Channel