Deputetja e PS-së për Durrësin, Esmeralda Shkjau, është shpesh aktive në rrjetet sociale, ku nuk harron të publikojë urime për ngjarje dhe evenimente të ndryshme.

Ndërsa sot, urimet kanë nisur të shkojnë në adresë të saj, pasi ka qenë pjesë e një reviste të njohur nëKuvajt.

E cilësuar gjithnjë si ndër ligjvënëset më të bukura të Parlamentit shqiptar, Esmeralda Shkjau është përzgjedhur për të qenë në kopertinën e muajit mars në revistën “Osrati Magazine”.

Teksa shkruan se është e nderuar që u përzgjodh në këtë revistë shumë të vlerësuar, Shkjau falënderon të gjitha vendet që mbështesin dhe duan Shqipërinë e shqiptarët.

“E nderuar të isha në kopertinën e muajit mars, në revistën “OSRATI MAGAZINE”, një revistë shumë e vlerësuar në Kuwait.

Thank you OSRATI MAGAZINE!

God bless all the countries who support and love Albania and Albanians”, shkruan Shkjau në “Facebook”.