Deputetja durrsake Klodiana Spahiu duket se ka zgjedhur t’i kalojë këto ditë të nxehta gushti në Dhërmi, në shoqërinë e dy kolegeve të saj parlamentare.
Spahiu është shfaqur në fundjavë së bashku me deputetet Elona Gjebrea dhe Ermonela Felaj, në një nga plazhet e Dhërmiut.
“Ne shoqerine e mikeve te mira, Ermoneles e Klodit”, shkruan në rrjete sociale deputetja Gjebrea, ndërsa postimin e shoqëron edhe me foto.
Me kapele dhe syze, deputetja Klodiana Spahiu thuajse nuk njihet në versionin e shfaqur gjatë pushimeve.
Të mësuar ta shohim përherë me veshje zyrtare apo me bluzën e bardhë të mjekes, Spahiu surprizon me look-un e plazhit.
Në pritje për t’iu rikthyer sesionit të ardhshëm parlamentar, që nis në shtator, 3 deputetet e PS-së po shfrytëzojnë plazhin për të marrë energjitë e nevojshme për përballimin e klimës së ashpër politike që pritet të intensifikohet edhe më shumë në vjeshtë, apo me afrimin e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.





