Deputetja e Partisë Socialiste për Integrim për qarkun e Durrësit, Nora Malaj, e ftuar në emision ‘Ditë e Re’ në “Ora News” ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i ka propozuar që të bëhet pjesë e Partisë Socialite po nuk e ka pranuar propozimin.

Nora Malaj: “Rama më ka propozuar të shkoj te partia e tij, por nuk kam pranuar.”

Deputeja Malaj është shprehur se Kryeministri Rama është shoku i saj i fëmijërisë dhe se kanë punuar shumë bashkë, por ka qenë edhe një kundërshtare e flaktë e disa prej vendimeve të tij

Nora Malaj: “Me Ramën kam edhe një lidhje. Unë dhe Edi jemi shokë fëmijërie dhe shokët e fëmijërisë nuk zgjidhen, por i ke. Në këtë raport kam pasur një ndjesi mbështetëse, por e kam respektuar në pozicionin e Kryeministrit, kemi punuar shumë bashkë, më ka dëgjuar edhe kur kam qenë e prerë, kemi pasur edhe përplasje dhe në disa çështje kam qenë kundërshtare e flaktë e tij.”