Pas mbledhjes së sotme të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, deputetja demokrate e qytetit të Durrësit, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar korrupsionin që po bën mazhoranca me koncesionet e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, sipas saj.
Sipas deputetes në këtë projekt të qeverisë, i cili ka ngjallur jo pak debat, transaprenca mungon totalisht.
Kadiu shkrua në Facebook se "Partia Demokratike mirepret çdo lloj investimi të aseteve të konjektivitetit në favor të interesit publik, por kjo që kërkon tashmë të bëjë maxhoranca, është një vjedhje aq e madhe sa dhe vetë ministrat mesa duket nuk e kanë marrë dot përsipër."
STATUSI I PLOTË
“Sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutua mbi një procedurë totalisht korruptive, sesi do të jepet me koncesion ndërtimi i Aeroportit të Vlorës.
Sigurisht që Partia Demokratike mirepret çdo lloj investimi të aseteve të konjektivitetit në favor të interesit publik, por kjo që kërkon tashmë të bëjë maxhoranca, është një vjedhje aq e madhe sa dhe vetë ministrat mesa duket nuk e kanë marrë dot përsipër. Në këto kushte ata thjeshtë kamuflojnë korrupsionin nën emrin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Për më tepër transparenca mungonte totalisht në kuadër të vendimit që duhet të paraqiste Komiteti i Investimeve Strategjike sipas ligjit 55/2015”,





