Ndoshta do të duket pak e pazakontë, por deputetja e Durrësit, Esmeralda Shkjau ,e gjen qetësinë shpirtërore në xhaminë Fatih të qytetit bregdetar.

Shkjau ka rrëfyer se feja islame ka qenë një hallkë mjaft e rëndësishme në zhvillimin e saj shpirtëror. Ajo ka ndjekur studimet në medresenë “Mustafa Varoshi” dhe rrëfen se ka qenë zgjedhja e saj personale, pasi prindërit i ka pasur kundër.

Afërsia e medresesë me xhaminë “Fatih” ka bërë që deputetja të krijojë një lidhje shpirtërore me këtë xhami, të cilën e frekuenton shpesh.

Në të njëjtën kohë, Shkjau tregon se mundohet t’i praktikojë rregullisht ritet e fesë islame, megjithëse puna e saj si deputete dhe angazhimet profesionale dhe shoqërore nganjëherë ia bëjnë paksa të vështirë këtë mision.