Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, ka reaguar lidhur me situatën me zjarret në vendin tonë. Përmes një statusi në “Facebook”, Mehmetaj i sugjeron kryeministrit Rama që të thërrasë një mbledhje urgjente për të marrë masa për zjarret.
“Sugjerim !
Në vazhdën e mbledhjeve urgjente, me pretekst koalicionin me qytetarët, i them kryeministrit të thërrasë menjëherë zjarret në Kryeministri. Përfundimi i mbledhjes të jetë: pushim i menjëhershëm nga puna i zjarreve në të gjithë Shqipërinë.
Kështu, në daljen publike të radhës, kryeministri do e ketë gati shfajësimin edhe në qoftë se do të jetë djegur i gjithë vendi”, shkruan Kejdi Mehmetaj.





